Loading…
Sonte nis Festivali “ReMusica 2018”
  • 27/05/2018 | 13:22

...

Sonte fillon edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica 2018”, festival i cili këtë vit, krahas koncerteve të natës, do të sjellë edhe programe shtesë, si ReMusica Edukative, ReMusica Vituale dhe ajo n’Shesh.

Kështu u bë e ditur në konferencën informuese lidhur me këtë festival, të cilin sonte do ta hap kitaristi Petrit Çeku.

Gjatë kësaj konference, hiperkitaristi shpalosi programin e tij, me ç’rast bëri të ditur se do të paraqitet në duo me violinistin belg Marck Bouchkov.  Teksa shtoi se ndjehet ndryshe kur interpreton në vendin ku është rritur.

Çeku: Programi jonë është i përshtatshëm për festivalin

“Programi që e kemi përpiluar është shumë i përshtatshëm për të dyja instrumentet. Fillojmë me Paganinë, një kompozitorë jashtëzakonisht i madh i viloinës i cili ka qenë edhe kitarist njëkohësisht… Pas tij, vazhdojmë me valle romune, një raportuar jashtëzakonisht prekës dhe emocionues, që Marco sigurisht i thekson të gjitha elementet tepër interesante që i ka”, theksoi ai.

Drejtoresha e festivalit, Donika Rudi, tha se ReMusica edhe këtë vit sjellë një gërshetim të muzikës së re me atë të epokave të tjera, atë të barokut, klasicizmit dhe romantizimit.

Sipas saj, ReMusica do të ketë në fokus kompozitorët shqiptarë.

Rudi: Në programin tonë nuk do të mungojnë artistët tanë

Video

“Përgjithësisht në programin tonë nuk do të mungojnë as artistët tanë. Bile i kemi dy koncerte të tilla të cilat mezi po i presim. Është kjo ‘Nata Shqiptare’, është kjo një natë e cila është ndërtuar në atë formë që të prezantohen veprat e autorëve shqiptar përgjithësisht sepse është në bashkëpunim me festivalin Ballkanik të Tiranës. Por këto do të ndahen në tri shtylla, që këto vepra t’i dëgjojmë nga formacione të ndryshme… Mos të harroj ‘Prishtina Baaroc Night’ që është një koncert ku do të paraqiten autorët e Kosovës, Safet Berisha, Kaltrina Miftari e kështu e radhë, me fokus në muzikën barok si dhe koncerti i Orkestres dhe Kori i filarmonisë”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se këtë vit ReMusica, krahas koncerteve të mbrëmjes, do të sjellë edhe programe shtesë si “ReMusica Edukative”, “Remusica Virtuale”, “ReMusica n’Shesh”. Ndërsa shtoi se këtë vit për herë të parë në kuadër të këtij festivali më 28 maj do të mbahet edhe konferenca ndërkombëtare, ku do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve muzikore ballkanike dhe evropiane.

Rudi: Më 28 maj do të kemi konferencën e parë ndërkombëtare

video

“Përpos këtyre aktiviteteve, këtë vit për herë të parë kemi konferencën ndërkombëtare që do të zhvillohet më 28 maj, ku të ftuar do të kemi udhëheqës, drejtues të festivaleve ballkanike dhe evropiane. E thash për herë të parë jo rastësisht, sepse në ReMusic dihet, gjithmonë tribuna muzikologjike ka pasur lidhur me tema të caktuara. Mirëpo këtë vit shkojmë pak më gjerë, me një shtrirje më të madhe dhe një gamë më të gjerë të të ftuarve që vijnë sot”, u shpreh ajo.

Ndërsa Viktor Berisha tha se Kosova ende nuk ka infrastrukturë të përshtatshme për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e artistëve, porse tha se është për t’u përmendur mirëkuptimi që kanë artistët e huaj kur vijnë në Kosovë sa i përket kushteve të punës që i hasin.

Ndryshe, Festivali Ndërkombëtar i Prishtinës “ReMusica 2018” do të zgjasë nga data 25 maj deri më 2 qershor, ku përgjatë këtyre ditëve publiku kosovar do të mund të kënaqet nën interpretimin e artistëve të ndryshëm dhe tingujve të muzikës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë