Kjo është pyetja me e madhe ne univers: A jemi të vetëm në gjithësi, apo ka alienë që jetojnë diku tjetër?
NASA po përgatitet të jap njoftimin e madh që mund të jetë shumë i rëndësishëm për të i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, transmeton GazetaMetro.net
Të enjten mbrëma, me fillim prej orës 19:00 NASA do të mbajë një konfrencë live në media, ku do të njoftojë të gjeturat e fundit nga teleskopi Kepler, e që do të jetë rezultati i punës së madhe të për të gjetur shenjat e jetës në orbitat e yjeve të largët..
Kepler ka kërkuar planete prej vitit 2014, duke gjetur se paku 30 planete me madhësi të përafërt me tokën, nga orbitat e zonave ku mund të ketë jetë, si dhe 20 plantet të tjera që potencialisht janë të tillë.
Njoftimi i së enjtes do të jetë rezultati i punës së përbashkët me Google, që e përdorë inteligjencën artificiale për të gjetur planete ku mund të ketë organizma jashtëtokësorë.
Konferencën mund të e ndiqni live këtu në webfaqen e NASA’s. /gazetametro.net