Loading…
Sot fillojnë negociatat për Brexit
  • 19/06/2017 | 10:26

...

Bashkimi Europian dhe Qeveria britanike të hënën, sot, fillojnë negociatat për dalje të Britanisë së Madhe nga BE.


Sipas burimeve diplomatike që i citon Al Jazeera, gjatë rundit të parë të bisedimeve, në fokus do të jenë çështjet e lidhura me të drejtat e qytetarëve, marrëveshja financiare, Irlanda Veriore etj.

Sekretariati britanik për dalje nga Bashkimi Europian ka kumtuar se të dy fazat e negociatave të jenë të harmonizuara e më së shumti do të bisedohet për çështjet e lidhura me vetë daljen e Britanisë nga BE dhe detyrimet e saj financiare.

David Davis, sekretar shtetëror për dalje nga BE dhe Michel Barnier, kryenegociatori i Komisionit Europian, janë marrë vesh për fillimin e negociatave për Nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës më 19 qershor, kishte kumtuar më herët Qeveria britanike.

Krerët e 27 vendeve të BE-së, në fund të prillit, njëzëri kishin miratuar parimet kryesore të negociatave paraprake me Britaninë e Madhe për Brexit, transmeton Koha.net.

Siç tha atëbotë kryetar i Këshillit Europian Donald, “është përgatitur mandat i fuqishëm e i ndershëm politik për negociata për Brexit”.

Ai kishte theksuar se nuk mund të ketë negociata për marrëdhëniet e ardhshme para se të arrihet marrëveshja kryesore siç është ajo se sa borxh i ka Britania e madhe bllokut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë