Loading…
Sot fillon Botërori, por të gjithë e presin ndeshjen e nesërme
  • 14/06/2018 | 12:54

...

Kampionati Botëror në futboll fillon sot në Rusi. Nikoqiri tradicionalisht nis turneun me ndeshjen e parë dhe kështu do të jetë edhe tash – Rusia luan kundër Arabisë Saudite nga ora 17:00, sipas kohës tonë, transmeton Gazeta Metro.

Megjithatë, nga aspekti sportiv nuk pritet shumë nga kjo ndeshje pasi që niveli i të dy kombëtareve lë shumë për të dëshiruar. Të gjithë tifozët po e presin me padurim ndeshjen e nesërme mes Spanjës dhe Portugalisë që fillon prej orës 20:00.

Spanja vjen në turne me Fernando Hierron si trajner pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, kurse Portugalia e Cristiano Ronaldos do të tentojë të marrë avantazhin nga jostabiliteti spanjoll.

Herën e fundit këto dy kombëtare ishin ndeshur në Kampionatin Europian Euro 2012, ku Spanja kishte eliminuar Portugalinë pas penalltive.

Në ditën e dytë të kampionatit, pra nesër, luhen edhe ndeshjet mes Egjiptit dhe Uruguajit, si dhe Maroku kundër Iranit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë