Loading…
Sot i jepet lamtumira babait të kryeministrit
  • 18/06/2018 | 08:10

...

Në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, sot nga ora 14:00 do të bëhet varrimi i Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.


Babai i dëshmorëve Shkëlzen dhe Luan Haradinaj si dhe kryeministrit vdiq pas një sëmundjeje të rëndë të shtunën mbrëma, në moshën 74 vjeçare, shkruan gazetametro.net.

Për figurën e Hilmi Haradinajt shkruajtën dje që nga presidenti e deri tek bashkëluftëtarët e shumtë.

Nderime për figurën e më të vjetrit të Haradinajve shprehën edhe ambasadorë dhe figura ndërkombëtare.

Mirëpo, në gjithë këtë vlerësim, në Rahovec një hoxhë doli kundër të gjithëve, duke u bërë thirrje hoxhallarëve të mos marrin pjesë në varrimin e babait të kryeministrit. Ai kërkoi që babain e Ramush Haradinajt ta varros popi, duke u lidhur me deklaratat e kryeministrit rreth të kaluarës katolike.

Sidoqoftë, ndaj hoxhës u morën masa dhe ai kërkoi falje, ndërkohë që Hilmi Haradinaj që nga sot do të pushojë afër djemve të tij të vrarë në luftë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë