Loading…
Sot luhet një prej ndeshjeve më të mëdha të futbollit europian
  • 14/02/2018 | 12:23

...

 

Ekipi i vetëm që arriti ta mbronte titullin e Ligës së Kampionëve pas vitit 1992, Real Madridi, pret sonte në Santiago Bernabeu njërin prej ekipeve më të mira deri më tash këtë sezon, PSG’në, shkruan Gazeta Metro.

Pasi dje City fitoi me Baselin e Juventus e Tottenham barazuan, sonte zhvillohen ndeshjet e dyta të rrethit të parë të fazës së eliminimit direkt. Përveç derbit në Madrid, në Portugali do të luhet edhe ndeshja Porto-Liverpool.

Real Madridi synon të fitojë takimin e parë ndaj princave të udhëhequr nga Neymar që kanë qenë të shkëlqyeshëm këtë sezon, kurse ekipi i Zidane të gjitha shpresat për ta shpëtuar sezonin i ka në garën më prestigjioze në Kontinentin e Vjetër.

Pasi dështoi në La Liga dhe në Copa del Rey, për Realin kjo është padyshim ndeshja kryesore për ta deri në këtë fazë të sezonit, ndërkaq për ekipin e Unai Emery është test i madh që do të tregojë nëse PSG – më në fund – është e gatshme për të garuar më seriozisht në këtë turne. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë