Loading…
Sot protestohet për KEK’un, ka 2 arsye (Dokument)
  • 02/08/2017 | 08:36

...

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, sot organizon protestë kundër kolapsit energjetik.


Sindikata ka ftuar të gjithë punëtorët që nuk e pengojnë procesin e punës që t’i bashkohen protestës që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 13:00.

“Protesta do të mbahet lidhurme përjashtimin e punëmarrësve që janë kyçur drejtpërdrejtë në prodhim dhe punëtorët të cilët janë kujdestarë në pajisjet që nuk punojnë të cilët edhe ashtu konsiderohen që janë pjesë e protestës”, thuhet në komunikatë të KEK-ut.

Kjo protestë, sipas organizatorëve, do të mbahet për dy arsye:

1.Që menaxhmenti i KEK-ut me Qeverinë në detyrë të marrin masa emergjente që të zhbllokohet gjendja aktuale në D. e Djerrinës (shpronësimi i zonës kadastrale 52 ha”, që mos të vijë deri te ndërprerja e energjisë elektrike nga TV “A-B”, dhe mbetja e punëmarrësve të KEK-ut pa vende pune.

2.Rritja e pagave për punëmarrësit e KEK-ut për 100 Euro në mënyrë lineare nga 01/07/2017.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë