Loading…
Spahiu: Haradinaj u tregua burrë i ligë, nuk më ndihmoi të bëhem kryetar i Mitrovicës
  • 13/09/2017 | 19:06

...

Analisti i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se aspak nuk ndihet i ofenduar ndaj deklaratave të sotme të Kryeministrit të vendit ,Ramush Haradinaj ndaj gazetarëve. Duke arsyetuar Haradinajn ai tha se nuk ka arsye personale ta mbrojë, pasi nuk i ka borxh asgjë atij. Por, Spahiu u tregua i hapur duke thënë se Haradinaj u tregua i dobët kur nuk i ndihmoi të bëhet kryetar i Mitrovicës, transmeton gazetametro.net.


Analisti Spahiu në Info Magazine të Klan Kosova, ka thënë se nga deklarimet e tilla të ofenduar ndihen gazetarët e padijshëm, prandaj dhe reagohet nga ta.

”Nuk janë ofenduar gazetarët këtu. Ata që janë ofenduar e kanë ndje veten që kanë marrë pjesë në një fushatë të caktuar. Akush nuk sheh nga portalet përkthimet se cka është përkthyer shembull nga një fjalim i ambasadorit”, tha ai.

”Haradinaj e ka thënë një të vërtetë, që shumica e gazetarëve janë të papërgatitur për profesionin e tij. Ramushi është shumë më gjentil edhe në aspekte të tjera”, vazhdoi kështu Spahiu mbrojtjen ndaj Haradinajt.

Tutje, ai tha se ai nuk ka pse e mbron Haradinaj pasi ai nuk i ka borxh asgjë atij, mirëpo ky i fundit po.

”Unë kam punuar bashkë me Ramushin, nuk i kam unë asnjë borxh, ai mua më  ka borxh. Kur më është dasht për me më ndihmuar nuk më ka ndihmuar, është treguar burrë i ligë. Kam qenë i interesuar të më ndihmojë në atë kohë, e nuk më ka ndihmuar. Qëndrimi im nuk varet nga pozicioni personal” ka përfunduar ai.

Gjithë këto polemika u ngritën kur gjatë ditës Kryeministri i sapozgjedhur i vendit Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media, pas vizitës së tij në Ministrinë e Infrastrukturës iu drejtua të pranishmëve me fjalët: ”Shumica e gazetarëve nuk e dinë gjuhën angleze dhe se duhet të shkojnë më shumë në shkollë”. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë