Loading…
Spanja pyet Katalonjën: A e keni shpallur pavarësinë
  • 11/10/2017 | 20:43

...

Vendimi të cilin sot e ka marrë qeveria ka të bëjë me sigurinë e popullit, thotë kryeministri spanjoll Mariano Rajoy.


Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka thënë se qeveria e këtij shteti i bën pyetje zyrtare qeverisë katalane që t’iu përgjigjet qartë se a e ka shpallur ky vend pavarësinë apo jo.

Ai ka thënë se ky është kusht para se Madridi zyrtar të ndërmerr çfarëdo hapi sipas nenin 155 të Kushtetutës së Spanjës.

Sipas kësaj pjese të Kushtetutës, qeveria qendrore e Spanjës mund të ndërmerr kontroll të pjesërishëm apo të plotë në cilindo prej 17 rajoneve nëse ajo nuk i përmbush obligimet ligjore.

Vendimi të cilin sot e ka marrë qeveria spanjolle ka të bëjë me “sigurinë e popullit spanjoll”, ka theksuar Rajoy, transmeton gazetametro.net.

“Nëse Puigdemont e respekton ligjin, do të vë pikë në jo legalitet dhe pasiguri. Të gjithë shpresojmë për këtë, që të përfundojë situata momentale në Katalonjë”, ka thënë Rajoy në konferencë për shtyp.

“Udhëheqësi katalan Carles Puigdemont duhet t’i kthehet rrugës së ligjit nëse dëshiron të vij deri te bisedimet dhe ai nuk ka të drejtë të imponojë ndërmjetësim me qeverinë”, ka deklaruar zëvendëskryeministrja Soraya Saenz de Santamaria.

Ajo ka shtuar se Puigdemont “nuk di ku dhe kah po shkon, si dhe me kë dëshiron të shkojë”, transmeton AFP. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë