Loading…
Stadiumi i Prishtinës nuk dihet nëse do të bëhet gati për Ligën e Evropës
  • 13/06/2018 | 10:48

...

Prishtina më 28 qershor do të luajë si mysafire e FC Europa të Gjibraltarit, në ndeshjen e parë parakualifikuese për Ligën e Evropës.

Ndërsa, ndeshja e kthimit zhvillohet më 5 korrik. Ende nuk dihet në cilin stadium do të luajë Prishtina, megjithëse futbollistët, zyrtarët, tifozët, por edhe të gjithë dashamirët e futbollit kosovar shpresojnë që kjo të ndodhë në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë.

Kështu shpreson edhe drejtori i Departamentit të Sportit të Kosovës, Ibër Alaj, por që nuk është i sigurt se stadiumi do të jetë gati.

“Patjetër që është dëshirë e të gjithëve që Prishtina të luajë në stadiumin e saj, por nuk jemi të sigurt nëse çdo gjë do të jetë gati deri më 5 korrik. Nuk ka mundësi që ndeshja të zhvillohet pa përfunduar pranimi teknik. Sipas kontratës gjithçka duhet të përfundojë gjatë muajit korrik, por nuk e di nëse do të jetë gati për 5 korrik”, ka thënë Alaj.

Prishtina pati bërë kërkesë që në stadiumin e saj ta zhvillojë edhe ndeshjen e javës së fundit të kampionatit kundër Dritës, por kërkesa e saj nuk ishte pranuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë