Loading…
Stafi i Prishtinës marakli të bastëve, Josa luan haptazi, të tjerët dërgojnë dikë që t’ia shtypin tiketat!
  • 15/12/2018 | 17:41

...

Mirel Josa, kryetrajneri i Prishtinës nuk është i vetmi nga klubi i kryeqytetit që ka merak vënien e basteve, por janë edhe të tjerët, të cilët tregohen më të kujdesshëm se trajneri nga Shqipëria


Mirel Josa sot për herë të dytë brenda pak muajve është fotografuar duke vënë baste në njërën nga bastoret e shumta që janë në kryeqytetet, raporton GazetaMetro.

Burime të Metros brenda klubit të Prishtinës bëjnë të ditur se Mirel Josa ka merak të vë baste nga ndeshjet e kampionatëve ndërkombëtare.

Te Prishtina nuk është vetëm Josa që vendos baste, janë edhe trajnerët e tjerë si dhe disa nga kryesia e klubit, por ata tregohen më të kujdesshëm dhe dërgojnë dikë tjetër për t’ia shtypur tiketat.

Madje edhe Afrim Muçiqi që është aksionar i klubit është një bastvënës i rregullt, derisa i vetmi që tregohet i kujdesshëm dhe nuk luan asnjëherë bastore është pronari i klubit, Remzi Ejupi, i cili një gjë të tillë nuk e bën për shkak të parimeve fetare.

Ndryshe, pavarësisht kohës që kalon në bastore, Josa u tregua i suksesshëm duke e shpallur Prishtinën kampione vjeshtore të Ipko Superligës. /GazetaMetro/

Për herë të dytë brenda pak muajve trajneri i Prishtinës kapet në bastore, kësaj radhe po i shtypë tiketat vetë!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë