Në vendlindjen e ish-mesfushorit të Chelseat, Michael Essien, është ngritur një statujë në nderim të lojtarit nga Gana. Por, artisti që e ka punuar statujën si duket nuk ka menduar shumë se me veprën e tij do të ketë shaka të shumta në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Metro.
Statuja që paraqet tërë trupin e Essien me fanellë të Chelseat nuk e paraqet edhe aq saktë formën e fytyrës dhe trupit të futbollistit, duke bërë që ajo të krahasohet edhe me statujë tjetër të punuar dobët në nderim të Cristiano Ronaldos, që ishte ngritur javë më parë.
Essien ka qenë një ndër mesfushorët më të mirë të Chelseat, ndërsa një kohë ka luajtur edhe te Real Madridi. /gazetametro.net
https://www.youtube.com/watch?v=rwtYLxZefrk