Loading…
Stefanini në Beograd: Serbia mund ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol, por ky do ishte rezultati
  • 09/11/2018 | 11:08

...

Kosova duhet të jetë në Interpol sepse është në udhëkryq të rrugëve ndërkombëtare dhe krimit.


Kësisoj ka deklaruar bashkëpunëtori i lartë i Qendrës Strategjike dhe të Sigurisë “Scowcroft”, Stefano Stefanini.

“Nëse ka një vend që duhet të jetë në Interpol dhe që ne të gjithë duam të shohim në Interpol, është Kosova,” tha Stefanini në Javën e 6-të të NATO-s në Beograd në panelin mbi bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai shtoi se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është i rëndësishëm për stabilitetin e Evropës dhe rajonit.

“Serbia mund të jetë në gjendje të ndalojë hyrjen e Kosovës në INTERPOL dhe do ta quajë fitore, por kjo është një humbje për të dyja, nuk është një zero-zero në lojë, por një lojë në të cilën rezultati do të jetë minus zero”, tha Stefanini.

Ai është shprehur se bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës kanë vazhduar pavarësisht sfidave të mëdha, por, sipas tij, është e rëndësishme dhe sfida më e madhe që të arrihet një marrëveshje pa vendime politike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë