Loading…
Stephen Hawking paralajmëron diçka rrëqethëse
  • 13/11/2017 | 19:15

...

Në samitin e mbajtur në Lisboa, shkencëtari Stephen Hawking, ai përsëriti disa nga mendimet e tij mbi inteligjencën artificiale.


Dita ditën dukshëm po vërehet se inteligjenca artificiale në të ardhmen në mënyrë radikale do të ndryshoj jetën tonë, ndërsa Hawking edhe një herë e përsëriti se AI mund të jetë ngjarja më e keqe e historisë së civilizimit.

Zhvillimi i inteligjencës artificiale mund gjithashtu të ketë ndikim edhe mbi zhvillimin e armëve të fuqishme të atomit, mjet ky për të cilin shkencat thotë se do ta përdorin pakicën për të shtypur shumicën, transmeton gazetametro.net

Pikërisht kundër përdorimit të tillë të inteligjencës artificiale, domethënë, AI robotët që do të përdoreshin në luftëra dhe që vetë do të vendosin mbi taktikat sulmuese, shumë shkencëtarë, ekspertë të inteligjencës robotike dhe artificiale. Ata nënshkruan peticion për ndalimin e zhvillimit të armëve të tilla autonome.

“Ndoshta të gjithë duhet të ndalen dhe të mendojnë për një moment, jo vetëm për të krijimin e inteligjencës artificiale që do të jetë e aftë dhe e suksesshme, por edhe për mënyrat në të cilat AI mund të kontribuojë në përfitimet e përgjithshme sociale”, ka thënë  Stephen Hawking./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë