Loading…
Stina që keni lindur tregon shumë për ju
  • 13/11/2017 | 16:00

...

Si të gjitha stinët që dallojnë dhe kanë bukuritë dhe kualitetet e veta specifike, ashtu edhe njerëzit dallojnë në disa gjëra varësisht nga ajo se në cilën stinë janë lindur.


Pranverë

Ju jeni shpirti i mirë i cili do t’i ndihmojë të afërmit dhe do t’i dëgjojë me dëshirë. Njerëzit me të cilët jeni të rrethuar shpesh ku konsiderojnë si shpëtimtar i tyre dhe shpesh shkaktoni buzëqeshje në fytyrat e tyre. Lehtë krijoni miqësi. Jeni modest dhe keni dëshirë të madhe ta ndërroni botën në të mirë.

Atuja më e fortë e juaja është zemra e madhe.

Verë

Ju keni prirje që të zgjidhni problemet me lehtësi. Keni imagjinatë dhe i vlerësoni momentet në të cilat mund të relaksoheni. Jeni pozitivë dhe njerëzit dëshirojnë të shoqërohen me ju. E vërteta për ju është shumë e rëndësishme dhe shmangni të gënjeni njerëzit të cilët i doni.

Atuja më e fortë e juaja është shkathtësia.

Vjeshtë

Para marrjes së çfarëdo vendimi, ju do të analizoni dhe planifikoni mirë. Gjithmonë jeni nga pak të kujdesshëm dhe lehtë e dalloni gënjeshtrën prej të vërtetës. Kur bisedoni me njerëz, keni dëshirë biseda të mençura dhe nuk keni problem që të thonë të gjitha, çoftë lajmi i mirë apo i keq. Jeni shumë i hapur, me eksperiencë dhe jepni këshilla kualitative.

Atuja më e fortë e juaja është mençuria.

Dimri

Kur dikush kërkon ndonjë shërbim nga ju, vështirë se do të thoni “jo”. Gjithashtu kur dikë e doni, jeni në gjendje ta doni deri në fund të jetës dhe t’i jepeni plotësisht. Shumica ju konsiderojnë mik të mirë dhe e vlerësojnë karakterin e juaj. Jeni nikoqir i mirë dhe njerëzit vijnë me dëshirë t’ju vizitojnë. Ashtu siç jeni zemërgjerë në jetë, ashtu jeni edhe bujarë.

Atuja juaj më e fortë është zemërgjerësia, zbulon portali meowgag.com./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë