Gordon Metthew Thomas Sumner CBE, i njohur si Sting, po vjen me koncertin super gjigant në Shkup, trasnmeton Gazeta Metro.
Në arenën “Boris Trajkovski” po organizohet koncerti i Stin me 2 qershor të këtij viti, biletat e së cilit tashmë kanë dalur në shitje. Çmimi i tyre fillon nga 25 euro zonën “partner”, ndërsa për zonat tjera çmimi është më i lartë.
Sting është muzikanti, këngëtari, teksshkruesi dhe aktori shumë i famshëm në të gjithë botën, vitet e së cilit i mbijetojnë kohës, duke marrë parasysh se karrierën solistike e ka filluar që nga viti 1985.
“Englishman in New York”, “Fields of gold”, “Shape of my Heart”, “Fragile”, janë vetëm disa nga hitet e pavdekshme të të madhit Sting./gazetametro.net