Loading…
Studentët zaptojnë shkollën për të pastrehët
  • Jan 10, 2017 | 20:07

...

Një grup aktivistësh ka okupuar një ndërtesë në pronësi të Universitetit të Oksfordit dhe e ka shndërruar në hapësirë strehimi për personat pa strehë. Mbi 14 persona kanë qëndruar në ndërtesë qysh prej Natës së Vitit të Ri.

Ndërtesa ka qenë boshe prej vitit 2015, kur është blerë nga Wadham College, që ishte destinuar si qendër banimi për studentët. Zaptuesit i kanë dërduar letër Wadham College, ku i kanë kërkuar leje që ndërtesa të përdoret si qendër banimi për personat e pa strehë së paku deri në përfundim të dimrit.

‘’Oksfordi dhe kolegje si Wadham kanë në pronësi me qindra ndërtesa nëpër qytet të cilat qëndrojnë të zbrazëta, ka ndërtesa që për më shumë se 10 vite janë të zbrazëta’’.

Shifrat e përafërta tregojnë se numri i të pastrehëve në Oksford është trefishuar që nga viti 2010.

Sandra Philips, një aktiviste e cila drejton qendrën tregon se gjendja për të pastrehët është përkeqësuar që nga vendimi i vitit të kaluar i Këshilit që ka ulur ndihmën financiare për ta,në vetëm 38 përqind.

‘’61 shtretër ishin humbur me mbylljen e qendrës Lucy Faithfull House, e cila kishte ofruar banim për të pastrehët tash e 30 vjet në Olsford’’, tha Philips.

Henry McGrath, 60 vjeçar, i cili është i pastrehë që kishte qëndruar më parë në  Iffley Open House, se qendra tek Wadham kishte bërë një ndryshim të madh tek ai sepse të qëndroje jashtë në këtë dimër ishte e vështirë, tha për Independent.

‘’Ka qenë e vështir të qëndrosh në këtë dimër të ashpër, me shiun dhe temperaturat nën zero. Tashmë është më e rehatshme, ti mund të shkosh dhe të flesh pa u agjuar vazhdimisht nga zhurmat apo nga frika se mund të të ndodh diçka’’, tha ai.

‘’Kam qenë i pastrehë për më shumë se një vit dhe askush s’ka bërë asgjë për mua’’.

‘’Por, papritmas, erdhën këta njerëz dhe organizuan diçka të mahnitshme. Ata janë njerëz të zakonshëm, me punë të zakonshme dhe shikoje se çfarë kanë arritur. Nëse ata kanë arritur të sigurojnë një strehë, atëherë pse Këshilli nuk mund ta bëjë atë’’.

Studentët do të ngrisin një peticion dhe ta dërgojnë tek autoritete e kolegjit, duke shpresuar që të kenë mbështetjen e tyre për strehën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë