Loading…
Studenti i bën një propozim martese të jashtëzakonshme të dashurës
  • 13/01/2018 | 10:04

...

Një djalë i ri nga Minnesota e SHBA-ve, ka gjetur një metodë unike për t’i propozuar martesë partneres së tij.


Ai fillimisht kishte shkelur me këmbë borën duke e shkruar “Martohu me mua”, dhe më pas i ka kërkuar asaj që ta bëjnë një udhëtim të shkurtër me aeroplan, me qëllim që ajo ta shoh mbishkrimin brenda zemrës.

Gavin Becker student i aviacionit në universitetin e Dakotës së Veriut, ka arritur ta realizoi ëndrrën e tij në liqenin Crow Wing, transmeton Telegrafi. Por për ta bërë realitet ëndrrën e tij, ai kërkoi ndihmën e familjarëve të cilët dolën për ta shkelur borën dhe për ta shkruar në liqenin e ngrirë “Martohu me mua” brenda një zemre gjigante.

Atyre u janë dashur plot katër orë që në një hapësirë prej mbi 50 metra, të shkruajnë me këmbë shkronjat dhe zemrën.

Më pas Becker mori me qira një aeroplan me të cilin shëtiti së bashku me partneren Olivia Toft, e cila mbeti e habitur kur pa mbishkrimin në liqenin e ngrirë.

Është interesant se si në të njëjtin liqen të ngrirë 28 vite më parë ishin fejuar prindërit e Beckerit, Ed dhe Sara.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë