Loading…
Studentja lufton me plaçkitësit, nuk lejon që t’ia vjedhin kopjen e vetme të tezës së masterit (Foto/Video)
  • 14/09/2017 | 10:32

...

Ideja e humbjes së kopjes së vetme të temës së masterit ishte e papërballueshme për studenten nga Afrika Jugore, Noxolo Ntusi, e cila për të mos humbur temën e studimeve rrezikoi edhe jetën, transmeton Gazeta Metro.


26 vjeçja u sulmua nga dy plaçkitës në një rrugë në Johanesburg. Hajnat u ndalën me makinë, ia morën qesen me ushqim dhe tentuan t’ia merrnin dhunshëm edhe çantën ku ajo e kishte hard-diskun me kopjen e vetme të temës së studimeve master në Zoologji molekulare, për të cilën ajo kishte punuar gjatë.

Siç shihet në video, Ntusi nuk u dorëzua as nën kërcënimin e armës dhe në fund ia doli që ta ruante çantën. Më pas ajo tha për BBC që e kupton që ka gabuar duke rrezikuar jetën, pasi punimin e studimeve mund ta kishte bërë sërish.

“Megjithatë, nuk e kisha ndërmend të dorëzohesha. Kam shumë dëshirë që t’i përfundoj këtë vit studimet, nuk doja që ta ma merrnin kopjen”, thotë studentja e tronditur.

Të dyshuarit u arrestuan më vonë nga Policia e Afrikës së Jugut. Gjatë arrestimit atyre iu konfiskua një armë me gaz, që nuk është e aftë të shkaktojë lëndime vdekjeprurëse. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë