Loading…
Studimi: Njerëzit që adhurojnë leximin kane disa dhunti të mrekullueshme
  • 18/06/2017 | 11:23

...

Nëse e keni patur të vështirë të gjeni miq të mirë, ndoshta nuk jeni shoqëruar me njerëz të cilëve u pëlqen të lexojnë libra.


Shkencëtarët sapo vërtetuan legjendën se leximi ju bën njerëz më të mirë.

Një studim i Universitetit të Kingston-it arriti në përfundimin se ata që lexojnë libra janë njerëz me inteligjencë të lartë emocionale, më të shoqërueshëm, të sjellshëm dhe më bujarë.

Në një sondazh, njerëzit zgjodhën preferencat e tyre mes librave, filmave dhe shfaqjeve teatrale. Më pas iu nënshtruan një testi mbi ndërveprimin me njerëzit e tjerë, për të kuptuar sa të ndjeshëm janë ndaj tyre dhe sa të prirur janë të ndihmonë.

Njerëzit që zgjodhën librat shfaqën aftësi më të lartë për të ndërvepruar në mënyrë pozitive me të tjerët, në krahasim me ata që thanë se u pëlqen të shikojnë filma dhe televizion.

Studimi shkoi edhe më larg, duke përcaktuar se cila lloj letërsie ndikon më pozitivisht tek inteligjenca emocionale e individit.

Përfundimi: nëse të pëlqejnë romanet e gjinisë fiksion, je më i sjellshëm dhe i dashur me të tjerët; nëse të preferuarit e tu janë romancat, do të thotë se ke më shumë empati dhe nëse të pëlqejnë librat satirikë, je një njeri mjaft i shoqërueshëm.

Dihet se leximi sjell shumë të mira, që nga përmirësimi i kujtesës, reduktimi i stresit dhe me këtë rast, zgjat edhe jetën, por tani e dini se ju ndihmon edhe të bëheni njerëz më të mirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë