Loading…
Studimi: Rritja e sekularizmit dhe largimi nga feja bën që vendet të kenë rritje ekonomike dhe prosperitet
  • 20/07/2018 | 10:08

...

Një hulumtim i ri që ka matur rëndësinë e fesë në 109 vende duke përfshirë gjithë shekullin 20 ka ngjallur debatin e vjetër mbi lidhjen në mes të sekularizimit dhe rritjes ekonomike.


Studimi, i publikuar në Science Advances, ka treguar se rënia e fesë ndikon në prosperitetin ekonomik të së ardhmes, raporton sciencedaily, transmeton gazetametro.net

Edhe pse është mirë e dokumentuar që vendet e pasura kanë prirje të jenë sekulare ndërsa vendet e varfëra të jenë fetare, ka qenë ende e paqartë nëse sekularizimi shkakton bollëkun apo anasjelltas?

Kjo temë është debatuar gjatë nga shkollarët klasikë të shkencës sociale duke përfshirë sociologun francez, Emile Durkheim, i cili tha se feja zbehet në momentin që zhvillimi ekonomik kënaq nevojat tona materiale, kurse sociologu gjerman Max Weber, argumentonte se ndryshimet në fe nxisin produktivitetin ekonomik. Debati vazhdon edhe këto ditë.

Hulumtuesit nga Universitetet e Bristol dhe Tennessee, respektivisht, përdorën të dhëna nga grupet e lindjes nga ‘World Value Survey’ që të marrin një matje të rëndësisë së fesë që përfshinë gjithë shekullin 20 (1900-2000).

Gjetjet thonë se sekularizimi (secularisation) i paraprin zhvillimit ekonomik dhe jo anasjelltas. Edhe pse kjo nuk dëshmon për rrugë shkaktare, e përjashton mundësinë për të kundërtën.

Për më tepër, gjetjet tregojnë se sekularizimi parashikon zhvillim ekonomik në të ardhmen vetëm kur shoqërohet me një respekt dhe tolerancë për të drejtat individuale. Vendet ku aborti, divorci dhe homoseksualiteti tolerohen kanë mundësi më të madhe për prosperitet ekonomik të ardhshëm. /gazetametro.net

Burimi: https://www.sciencedaily.com/releases/2018/07/180718143103.htm

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë