Loading…
Studimi: Ushqimet që konsumoni gjatë shtatëzanisë ndikojnë në gjininë e fëmijës
  • 25/09/2018 | 22:50

...

Nuk është diçka e re, pasi mund të ketë rastisur të dëgjoni se femrat shtatzënë që konsumojnë më së shumti mish, lindin djem, ndërsa ato që preferojnë çokollatat apo ëmbëlsirat në tërësi, lindin vajza.


Eh, duket si legjendat që na tregojnë gjyshet, por e vërteta qendron krejt ndryshe. Studimet më të fundit kanë treguar se qendron një lidhje e fortë mes dietës ushqimore dhe seksit të fëmijës, e kjo sa mund t’ju habisë, aq dhe duhet t’ju gëzojë.

Ato femra që karakterizohen nga niveli i ulët i sheqerit në gjak, por që nga ana tjetër konsumojnë ëmbëlsira me shumicë, ka më shumë shance të lindin një fëmijë të gjinisë femërore. Një dietë normale çon në përfundimin se 53% e femrave lindin meshkuj, e 47% të tjera vajza. Kjo, falë aftësisë së produkteve ushqimore për t’i krijuar organizmit një mjedis të tillë, ku hormenet mund të ndikojnë fare lehtë në seksin e fëmijës. Një rezultat i tillë po bën gjithmonë e më shumë shkencëtarët optimistë, për të patur mundësinë e kontrollimit të gjinisë në raport me popullsinë në tërësi…duket pak e frikshme, apo jo?

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë