Loading…
Studimi zbulon plot fakte të pabesueshme: Merimangat mund të hanë gjithë njerëzit brenda viti
  • 06/12/2017 | 19:57

...

Merimangat gjenden gjithkund për rreth nesh. Në dhomën ndejës, të fjetjes apo në banje, një merimangë është gjithmonë aty pranë.

Merimangat më së shumti hanë insekte, por ka edhe specie që ushqehen me hardhuca apo zogj, madje.

Apetiti i tyre është i pakufishëm. Dy biologë kanë studiuar të ushqyerit e 65 specieve të marimangave dhe gjetjet e tyre janë vërtetë befasuese, përcjellë GazetaMetro.net

Dhe sasia e ushqimit që hanë merimangat në gjithë planetin është vërtetë befasuese.

Martin Nyffeler dhe Klaus Birkhofer në një publikimi së fundmi kanë vlerësuar se merimangat hanë prej 400 deri në 800 milionë ton ushqim brenda një viti.

Kjo është e barabartë me sasinë mishit dhe të peshkut që e hanë të gjithë  – mbi 7 miliardë njerëzit e planetit.

Një krahasim edhe më i rëndë? Pesha e gjithë njerëzve në toke vlerësohet të jetë rreth 287 milionë ton. Kështu i bie se brenda një viti, merimangat do të mund të hanin krejt njerëzit, dhe ende të jenë të uritura.

Përpos kësaj, dy studiuesit, një gjerman e tjetri zviceran, kanë nxjerrë të dhëna tjera interesante. Për shembull, dendësia në gjithë botën është 131 merimanga për metër katrorë.

Pesha e të gjitha merimangave të botës së bashku do të ishte 25 milionë tonë, thuhet në studimin e Nyffler dhe Birkhofer.

Këto insekte hanë 10 përqind të masës së tyre trupore për një ditë. Kjo do të ishte e barabartë sikur një njeri që peshon 80 kg të hajë 8 kg në ditë. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë