Loading…
Suárez shënon dhe ngacmon portierin kundërshtar
  • 18/11/2017 | 18:00

...

 

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka shënuar dy gola në udhëtim ndaj Leganes. Golat për uruguajanin vijnë pas disa ndeshjeve të dobëta dhe sinjalizojnë rikthimin në formë të 9’shit katalanas, transmeton Gazeta Metro.


Por, pas golit të dytë, ai nuk harroi ta ngacmonte edhe portierin e Leganes, Ivan Cuellar. Mediat spanjolle kapën pamjet ku Suarez pasi shënon shkon të festojë drejt e te fytyra e portierit të cilin e mposhti dy herë në këtë ndeshje.

Barcelona, me këtë fitore e çon në 11 pikë epërsinë ndaj Real Madridit në La Liga, ndërkohë që galaktikët do ta zhvillojnë ndeshjen kundër Atleticos si mysafir prej orës 20:45. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë