Loading…
Sulm terrorist pranë një xhamie në Londër: Do t’i vras të gjithë myslimanët (Video)
  • 19/06/2017 | 08:32

...

Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi që një furgon është përplasur me këmbësorët afër një xhamie në veri të Londrës.


Furgoni hipi mbi trotuar dhe goditi një grup njerëzish pak pas mesnate afër Xhamisë Finsbury Park në Seven Sisters Road, shkruajnë mediat britanike.

Besimtarë duke u lutur afër vendit ku u krye sulmi

Sulmuesi kishte bërtitur: “Do t’i vras të gjithë myslimanët”

Shumë prej viktimave besohet se ishin persona që sapo kishin mbaruar lutjet në xhami, pasi kishin kryer ditën e agjërimit të Ramazanit.

Xhamia pranë së cilës u krye sulmi

Një burrë 48 vheçar është arrestuar.

Ndërkaq, kryeministrja britanike, Theresa May, tha që policia po e trajton si “sulm potencial terrorist”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë