Loading…
Sulmohet Ambasada e Kosovës në Stokholm të Suedisë |FOTO
  • 10/08/2018 | 16:04

...

Objekti i Ambasadës së Kosovës në Stokholm është sulmuar me gur, ku si pasojë edhe janë thyer xhamat e objektit.


Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka dënuar sulmin që ka ndodhur sot në orët e pasdites ndaj objektit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Suedi.

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikatë për media vlerëson se sulme të tilla me mjete të forta, që kanë mundur të shkaktojë lëndime të rënda ndaj personelit diplomatik, përderisa ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare, janë të papranueshme sipas tyre, dhe kërkojnë nga autoritetet e shtetit pritës, që të zbardhen sa më shpejt kryerësit e kësaj vepre në mënyrë që​ ata të sillen para drejtësisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme falënderon autoritetet suedeze për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e ngushtë në lidhje me këtë rast. Ky është sulmi i dytë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm që nga hapja e saj në vitin 2009”, thuhet në komunikatën e Ministrisë. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë