Një autobus i linjës së rregullt Ulqin-Prishtinë është sulmuar nga persona të panjohur në territor të Shqipërisë.
Gurët që goditën autobusin e kompanisë “Barileva” lanë të thyer një xham dhe një dritë të autobusit duke shqetësuar në masë të madhe udhëtarët.
Policia e Shtetit i është përgjigjur menjëherë rastit dhe ka nisur procedurat për hetimin e këtij incidenti.