Loading…
Sulmuesi i Barcelonës drejt klubit të madh italian
  • 11/01/2018 | 09:09

...

Napoli është pranë finalizimit të operacionit për blerjen e anësorit të Barcelonës, Gerard Deulofeu, raporton RAI 1, transmeton Gazeta Metro.

Sipas raportit, klubi italian ka ofruar 20 milionë euro në total për futbollistin spanjoll, prej të cilave 18 do të paguhen menjëherë, kurse dy të tjera do të llogariten në formë të bonuseve në bazë të paraqitjeve të lojtarit. Anësori 23 vjeç ka bërë karrierë edhe te Milani e Evertoni, por nuk ka arritur të bindë trajnerin Ernesto Valverde që ta mbajë në ekipin e parë.

Kjo ofertë është e pranueshme për drejtuesit e Barçës, të cilët po kërkojnë të shesin disa lojtarë gjatë këtij afati për të liruar vendet për blerjet e reja, Coutinho e Yerry Mina, si dhe për të reduktuar numrin e lojtarëve në ekip.

Napoli e sheh Deulofeun si lojtar ideal për formacionin e Maurizio Sarrit që preferon të luajë me sulmues anësorë. Në anën tjetër, përveç tij, nga Barcelona do të largohen këtë afat edhe Rafinha, Mascherano e Arda Turan. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë