Loading…
Sulmuesi serb, Shaqirit: Meqë e do kaq shumë Kosovën, pse luan për Zvicrën?
  • 13/06/2018 | 23:28

...

Sulmuesi i Serbisë godet Xherdan Shaqirin.


Sulmuesi i Serbisë Aleksandër Mitrovic ka thënë sot për Nese Petrovica za Mondo se nëse Xherdan Shaqiri e do aq shumë Kosovën, atëherë pse luan për Zvicrën, përcjell Gazeta Metro.

“Nuk e kuptova gjestin me flamur të Kosovë në atlete që është një provokim. Është problem i tij dhe nuk me intereson. Është një gjë tjetër e çuditshme për mua”, deklaroi Mitrovic.

“Nëse ata e duan aq shumë Kosovën përse po mbrojnë ngjyrat e Kombëtarëve të huaja. Për Shaqirin e di se është një djalë i mirë dhe nuk e gjykojë dhe se ai do të luaj një lojë fer ashtu siç bën”.

“Sidoqoftë, nuk është detyrë e jonë të merremi me fotografinë e atletëve, është detyrë e jona që të luajmë sa më mirë që mundemi dhe çdo ndeshje të luajmë aq mirë sikurse ne të jemi në fund të karrierës”, shtoi ai.

Ndryshe, pritet të jetë një ndeshje më vëmendje të veçantë në Botërorin e Rusisë, do të jetë takimi mes Zvicrës dhe Serbisë, të cilat ndodhen në të njëjtin grup.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë