Loading…
Supa e parajsës, receta e gjysheve romane
  • 09/07/2018 | 18:10

...

Recetë shumë e vjetër e Emilia Romanjës, e trashëguar brez pas brezi nga gjyshet, tipike për Pashkën (por jo vetëm). Në fakt, ngjan shumë me supën stracciatella romana. Është e lehtë, ka shije delikate dhe mund të pasurohet sipas dëshirës me aroma të ndryshme.


Nga Linda Fishta

Koha e përgatitjes-10 minuta
Koha e zierjes-20 minuta

Përbërësit për 1 person: ju rregullohuni në bazë të personave
1 kokërr vezë
20 g djathë Parmigiano-Reggiano i grirë
20 g bukë e thekur, e grirë
pak kripë e arrë moskat
250 ml lëng mishi i përgatitur në shtëpi me kocka dhe perime ose lëng i gatshëm.

Përgatitja:
1. Vëmë tenxheren me lëngun e mishit të marrë valë.
2. Në një tas përziejmë me pirun vezët, derisa të përftojmë një masë homogjene, shtojmë djathin dhe bukën e thekur të grirë, kripë e arrë moskat sipas dëshirës. Marrim një garuzhde lëng të valuar, e hedhim në tasin ku kemi përzierjen dhe pasi ta përziejmë mirë, e hedhim të gjithë masën në tenxhere, ndërkohë që e kaurdisim pa ndërprerje me lugë druri.
E lëmë në zjarr 1 ose 2 minuta dhe e heqim menjëherë.
E shërbejmë me pak gjalpë të tretur sipër.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë