Pikërisht në këto momente superhëna po kalon mbi Tiranë. Një rast që nuk duhet humbur për të parë atë, që NASA e quan hënën e trefishtë.
Fotografitë e mëposhtme janë bërë mbrëmjen sotme nga nga Gent Shkullaku, LSA, shkruan Syri.net.
Hëna e plotë e 31 janarit është e veçantë për tre arsye: është e treta në një seri “super hënash”, kur Hëna është më afër Tokës në orbitën e saj bëhet rreth 14 për qind më e ndritshme se zakonisht.
Është gjithashtu hëna e dytë e plotë e muajit, zakonisht i njohur si “hëna blu”.
Hëna super blu do të kalojë përmes hijes së Tokës për t’u dhënë shikuesve në vendin e duhur një eklips total hënor.
Ndërsa Hëna është në hijen e Tokës, ajo do të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, e njohur si “hëna e gjakut”.
Nëse jetoni në Amerikën e Veriut, Alaska ose Hauai, eklipsi do të jetë i dukshëm para lindjes së diellit më 31 janar.
Për ata në Lindjen e Mesme, Azia, Rusia Lindore, Australia dhe Zelanda e Re, “hëna e gjakut super blu” mund shihet gjatë rrotullimit hënor sonte, mbrëmjen e 31 Janarit.
Fatkeqësisht, gjithçka do të jetë më sfiduese për Europën, pasi eklipsi i plotë do të ndodhë në pjesën e errët të tokës.