Loading…
Supervullkani mund ta zhdukë njerëzimin: NASA po e mendon planin si të na shpëtojë
  • 11/10/2018 | 23:16

...

Deri më tash u jemi frikësuar asteroidëve, duke menduar se vetëm ata mund ta shkatërrojnë Tokën, por hulumtuesit e NASA-s tërheqin vërejtjen se supevullkanet paraqesin rrezik më të madh e më te keq.


Vullkani në Parkun kombëtar Yellowstone është tepër aktiv, ndërsa shpërthen përafërsisht në çdo 700 mijë vjet. Po të shpërthejë, do ta ndryshojë klimën në tërë botën dhe për disa shekuj.

“Kam qenë anëtar i grupit këshillëdhënës të NASA-s për mbrojtje planetare, i cili ka shqyrtuar mundësitë për mbrojtjen e Tokës nga asteroidët e kometat. Gjatë këtij hulumtimi kam ardhur në përfundim se supervullkanët janë kërcënim më i madh se asteroidët e kometat”, ka thënë Brian Wilcox nga laboratori Jet Propulsion (JPL) i MASA-s.

Në tokë njihen rreth 20 supervullkane, ndërsa shpërthimi i madh ndodh njëherë në rreth 100.000 vjet.

NASA prandaj ka menduar planin se si ta pengojë këtë, përkatësisht si ta ftohë magmën, transmeton gazetametro.net.

Propozojnë shpuarjen e një vrime rreth 8 km në ujin hidrotermal, i cili gjendet nën sipërfaqe dhe nga ana e gropave të cilat janë përplot magmë. Në to do të derdhej uji i ftohtë, i cili do ta nxirte nxehtësinë.

Shkencëtarët mendojnë se kjo do të mund ta pengonte erupcionin e vullkanit, por sigurisht se kjo kushton. Projekti do të kishte koston prej mbi 3,5 miliardë dollarësh, prandaj pushtetarët kanë mendime të ndryshme. Disa do të investonin, disa të tjerë mendonë se qytetarët do të kundërshtonin pse u merren aq shumë para./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë