Loading…
Surfisti i lë të gjithë pa frymë: I shpëton edhe kësaj vale gjigante
  • 23/01/2018 | 23:49

...

Në brigjet e Portugalisë të shpeshta janë valët e detit që arrijnë me dhjetëra metra lartësi, e kjo e bën këtë vend atraktiv për surfistët, transmeton GazetaMetro.net


Vecanërisht ata që nuk i frikësohen valëve shumë të larta.

Surfisti gjerman Sebastian Steudtner, ishte aq i guximshëm javën e kaluar, sa që i la pa frymë edhe shikuesit që po e ndiqnin prej bregut të detit.

Djaloshi 32 vjeç tregoi se është i pafrikë, derisa arriti të mposhtë një valë gjigante, duke  e mbajtur situatën në kontroll gjatë gjithë kohës.

Ai ka filluar me këtë sport që kur ishte 9 vjeç, gjatë një pushimi veror në Francë, ndërsa si profesionist filloi të merrej kur ishte 16 vjeç.

Në vitin 2004 kishte ‘rrëshqitur’ mbi valën më të lartë në karrierë, të lartë 21 metra. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë