Loading…
Surprizat e motit, parashikimi i meteorologëve për 5 ditët e ardhshme| Tabela
  • 12/02/2018 | 08:14

...

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme pritet të mbretërojë mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë, e nga dita e marta i ftohti do përcillet me shi e borë, përcjell Gazeta Metro.


Mëposhtë keni parashikimet e motit nga sot (12 shkurt) deri më 16 shkurt.
12.02 – Mot kryesisht me vransira dhe intervale të shkurta me diell. Në mëngjes ngricë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.
13.02-14.02 – Mot kryesisht i vranët. Të martën pasdite priten reshje shiu, që më vonë do të përzien edhe me borë. Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe të mërkurën në mëngjes. Gjatë ditës mot kryesisht i vranët, e pasdite vonë dhe mbrëmje vende-vende sërish mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
15.02-16.02 – Të enjten mot më i ftohtë kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Ditën e premte pas mëngjesit me ngrica, gjatë ditës mot i ftohtë dhe kryesisht me diell.

Me një mot të ndryshueshëm që pritet në fillim të javës, sërish me depërtimin e një vorbulle ciklonike mbi rajon, nuk do të mungojë qarkullimi i ajrit. Vlerat ditore të AQI do të variojnë ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira, por ditën e hënë dhe të martën paradite vlerat maksimale do të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga -3C deri në 0C, e të premten mund të zbresin deri në -5C, ndërsa ato maksimale nga 1C deri në 6C. Era do të fryejë mesatarisht nga jugu-juglindja 1-7m/s. Shtypja atmosferike do të rritet përreth vlerave normale, përcjell Gazeta Metro.

Tabela e temperaturave.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë