Loading…
Suu Kyi mbron burgosjen e dy gazetarëve të Reuters
  • 13/09/2018 | 13:36

...

Liderja e qeverisë së Myanmar Aung San Suu Kyi të enjten tha se burgosja e dy gazetarëve të Reuters nuk kishte të bënte asgjë me lirinë e shprehjes.


Suu Kyi, në komentin e saj publik për rastin që kur dy gazetarët u arretuan, iu referua ligjit të periudhës së kolonializmit nën të cilin janë akuzuar, shkruan Reuters, transmeton gazetametro.net

”Ata nuk u burgosën sepse janë gazetarë, u burgosën sepse…gjykata ka vendosur se kanë shkelur ”ligjin zyrtar”, tha ajo në Forumin Ekonomik në Hanoi.

Dy gazetarët, të cilët janë deklaruar të pafajshëm, ishin duke hetuar vrasjen e 10 fashatarëve nga minoriteti mysliman Rohingya.

Kombet e Bashkuara, grupet për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit dhe qeveri të ndryshme dënuan dënimin e gazetarëve. Zv/presidenti amerikan, Mike Pence, kërkoi lirimin e tyre.

Reuters iu përgjigj komenteve të Suu Kyi duke thënë se ata ”vazhdojnë të besojnë se Wa Lone dhe Kyaw Soe Woo nuk shkelën ligjin e Myanmarit për spiunazh, dhe asnjëherë nuk kanë qenë të përfshirë në aktivitete kundër vendit”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë