Loading…
‘Swastika’ gjigante nën tokë habit shkencëtarët gjermanë
  • 21/11/2017 | 17:50

...

Një simbol gjigant i nazizmit është zbuluar nën sipërfaqen e tokës gjatë gërmimeve që bënë disa shkencëtarë në Gjermani, transmeton Gazeta Metro.


‘Swastika’ gjigante është gjetur nën dhe nën një fushë sporti në Hamburg, ndërkohë që mediat gjermane raportojnë që aty po planifikohej të ndërtohej një kthinë për tualete nëntokësore, por gërmuesit hasën në masë të madhe të betonit, që me gërmime u pa që ishte simboli i nazizmit të Adolf Hitlerit.

Banorët lokalë shpjeguan që ky simbol kishte shërbyer si bazë për një monument që e kishin ndërtuar nazistët vite më parë, e që ishte shkatërruar pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa zyrtarët aktualë lokalë kanë urdhëruar që simboli të shkatërrohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Por, shkatërrimi duket të jetë i komplikuar, pasi zhvendosja e objektit është e pamundur. Prandaj, është vendosur që masa e betonit të shkatërrohet në vend. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë