Loading…
Tabela e temperaturave për sot dhe 4 ditët e ardhshme
  • 14/09/2017 | 08:20

...

Parashikimi i motit | Tabela e temperaturave për sot dhe 4 ditët e ardhshme.


Ditëve në vijim përmirësim i motit, me kthjellime, në fundjavë më ngrohtë.

Temperaturat gjatë ditëve në vijim gradualisht do të shënojnë rritje, me minimale nga 9C deri në 14C, e maksimale nga 26C deri në 31C.

Ditëve të ardhshme fusha të presionit të lartë pritet të shtrihen mbi rajonin tonë duke sjellur përmirësim të motit dhe kthjellime. Ndërkohë një vorbull ciklonike mbi Itali, gjatë ditës së premte në veri të rajonit do të sjellë kushte për të reshura, mbi vendin tonë nuk parashihen mundësi për të reshura, sipas Prishtina Weather, shkruan Gazeta Metro.

Të enjten dhe të premten do të mbajë mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Ndërsa në fundjavë pritet të mbajë mot edhe më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Ditën e diel vransirat gradualisht pritet të shtohen, derisa ditën e hënë në orët e pasdites priten mundësi edhe për riga lokale shiu.

Era do të fryejë mesatarisht nga drejtime të ndryshme 3-6m/s.

Shtypja atmosferike pasi që do të shënojë rritje, deri në fundjavë gradualisht do të zbres rreth vlerave normale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë