Loading…
Tahiri: Projektligji për Amnisti është përpjekje për të legjitimuar dhunën e deputetëve në Kuvend
  • 13/02/2018 | 17:36

...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është shprehur i pakënaqur me iniciativën për propozimin dhe hartimin e Projektligjit për Amnisti. Përmes një statusi të veçantë në rrjetin social Facebook, ministri Tahiri ka thënë se ky Projektligj është vetëm përpjekje për të legjitimuar hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, nga legjislatura e kaluar.

“Nisma legjislative për propozimin dhe hartimin e Projektligjit për Amnisti, e ndërmarrë së fundmi nga disa deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është përpjekje direkte për të legjitimuar dhunën e manifestuar nga deputetë të mandatit të kaluar brenda hapësirave të institucionit të Kuvendit.

Kjo nismë legjislative ka për qëllim të përjashtojë nga ndjekja penale, individë të caktuar, të cilët kanë përgjegjësi penale individuale për veprat për të cilat janë duke u hetuar dhe për një pjesë edhe janë dënuar” ka shkruar Tahiri.

Kundër këtij projektligji, ministri Tahiri madje ka shkruar edhe opinion negativ, duke potencuar se do të angazhohet edhe personalisht që kjo nismë të mos mbështetet.

“Projektligji mëton të vendosë një praktikë të pa precedentë deri më tani dhe si e tillë, edhe cenon parimin e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët, dhe për më tepër i lëndon përpjekjet dhe angazhimet e përbashkëta institucionale për fuqizimin dhe konsolidimin e sundimit të ligjit dhe Shtetit të së Drejtës.

Ministria që unë udhëheqë, në bazë të përgjegjësive ligjore, sipas kërkesës së Zyrës së Kryeministrit, ka përgatitur Opinionin e saj, i cili evidenton se kjo nismë paraqet regres për rendin juridik dhe mbi këtë bazë do të angazhohem edhe personalisht që kjo nismë të mos mbështetet si e tillë” ka përfunduar Tahiri. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë