Loading…
Tahiri: Shqipëria të përfshihet në dialogun e Kosovës me Serbinë
  • 20/09/2018 | 14:28

...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri ka dhënë një deklaratë rreth ‘inkuadrimit’ të Shqipërisë në dialogun me Kosovën.Tahiri ka thënë se është në një linjë me Behxhet Pacollin.

Ai ka thënë se Shqipëria duhet të bashkërendoj me Maqedoninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Kroacinë e Hungarinë për kundërshtim më energjik të ideve për copëtim të Kosovës, gjë të cilën Serbia po tenton ta bëjë përmes kompetencave të fuqishme të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Deklarata ime, lidhur me dialogun, dhe në një vijë rreth deklaratës së dhënë, ditë më parë nga ministri i punëve të jashtme, Z, Behgjet Pacolli.

Edhe unë mendojë kështu. Shqipëria duhet ta ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë. Ne kemi nevojë për ekspertizë në radhë të parë. Por kemi nevojë edhe për përkrahje politike. Sado që ne kemi ndihmën e SHBA, dhe në rajonin tonë shumica e kombeve janë aleatë të amerikanëve, një aktivitet më i madh i Shqipërisë në lobimin rajonal në Ballkan është i mirëseardhur dhe i pazavendësueshëm. Shqipëria duhet të bashkërendoj me Maqedoninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Kroacinë e Hungarinë për kundërshtim më energjik të ideve për copëtim të Kosovës, gjë të cilën Serbia po tenton ta bëjë përmes kompetencave të fuqishme të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Por qeveria e Shqipërisë duhet të punojë me shume me Greqinë, Rumaninë e Bosnjën ashtu që finalja e dialogut të rezultojë me njohje nga ana e këtyre 3 vendeve të Ballkanit.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë