Loading…
Talent i lindur: Ronaldinho i ri driblim në market (Video)
  • 19/06/2017 | 09:47

...

Brazili është një vend ku kanë lindur yjet më të famshme të futbollit. Në këtë vend është shumë e mundur që të gjesh talentë të futbollit që nuk janë produkt i asnjë akademie.


Një djalosh nga Brazili nuk ka mundur t’i rezistojë dëshirës së tij për të shfaqur talentin edhe derisa ndodhej në market, transmeton gazetametro.net.

Me duart e mbushura me gjësende, ai lëshon një produkt dhe driblon me të, për ta kthyer sërish në krah pas disa goditjeve me këmbë.

Kamerat e sigurisë së kanë incizuar këtë skenë, kanë habitur shumë njerëz.

Video e cila është shpërndarë në internet, është bërë virale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë