Loading…
Tani e tutje mund ta dini sa kohë keni harxhuar në Facebook dhe Instagram
  • 01/08/2018 | 17:15

...

Është bërë si një epidemi kjo puna e qëndrimit në rrjete sociale, pa komunikuar me askënd, vetëm duke shikuar postime të ndryshme.


Tash e tutje, përdoruesit e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, kanë mundësi të shohin se sa kohë po kalojnë në këto rrjete sociale gjatë ditës.

Për të parë aktivitetin tuaj në këto rrjete sociale, për shembull në Facebook, duhet të shkoni në Settings / Your Time on Facebook, transmeton express.

Kurse për Instagram, shkoni në Settings dhe pastaj në Your Activity. Aty do të gjeni llogaritjet mesatare ditore dhe madje mund të vendosni një limit kohor të përdorimit të këtyre aplikacioneve, ku më pas do të merrni njoftime se e keni kaluar limitin e vendosur kohor.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë