Loading…
Tayna prezanton për herë të parë prindërit |FOTO
  • 10/10/2018 | 22:28

...

Reperja e njohur këtë vit është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur.


Ajo depërtoi gjatë verës në tregun muzikor, ndërsa po vazhdon të jetë aktive me koncerte e mbrëmje të shumta.

Reperja është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Ajo ka qenë mjaft e rezervuar sa i përket jetës private, megjithatë së fundmi ka vendosur që si rrallë herë, të prezantojë dy nga njerëzit e saj më të dashur.

Bëhet fjalë për dy prindërit e saj, të cilët tashmë janë krenar me të arriturat e të bijës.

Mesa duket, familja kanë shijuar një darkë së bashku, pas një vale të ngjeshur me koncerte e angazhime të shumta muzikore të reperes.

“Darkë me nënën dhe babanë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, shkruan Telegrafi.

Përndryshe, “Doruntina” mban titullin balada e saj, e fundit, e cila është pritur shumë mirë nga fansat e saj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë