Loading…
Të burgosurit festojnë çmendurisht Krishtlindjen (Video)
  • 03/01/2017 | 17:02

...

Disa të burgosur, të dënuar për vepra të rënda, kanë publikuar në rrjete sociale fotografi dhe videoxhirime të një feste të dalë jashtë kontrollit gjatë Krishtlindjes, në një burg në Britaninë e Madhe, transmeton Gazeta Metro.


Në pamjet në fjalë, shihen të burgosurit duke vallëzuar, konsumuar lëndë narkotike dhe duke u përleshur me njëri – tjetrin me grushte. Mediat britanike shkruajnë se disa prej tyre janë të dënuar për vjedhje e disa të tjerë për grabitje të armatosura.

Edhe pse telefonat dhe pajisjet tjera teknologjike janë të ndaluara, nga burgjet e Britanisë është raportuar shpesh për kontrabandim të këtyre pajisjeve nga të burgosurit, kryesisht përmes korruptimit të rojeve dhe zyrtarëve të tjerë të burgut. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë