Loading…
“Të gjithë kemi të meta, por nuk duhet të qëndrojmë me to”
  • 14/09/2018 | 09:50

...

Neymar u kritikua shumë në Kupën e Botës të mbajtur në Rusi shkaku i simulimeve të shpeshta


Neymar nuk arriti që ta dërgonte Brazilin larg në ‘Rusia 2018’, pasi u eliminua në çerekfinale nga Belgjika, transmeton GazetaMetro.

Dani Alves beson se kritikat që ka marrë ylli i PSG-së gjatë Botërori do të ndikojnë për të mirë tek ai.

“Në jetë, nganjëherë ndodhin gjëra që ju bëjnë të pjekur dhe ju bëjnë të kuptoni se duhet të përmirësoheni si profesionist,” ka thënë Alves.

“Kam folur shumë me Neymarin. Unë mendoj se ai ka fituar përvojë dhe kritikat që ka marrë gjatë Kupës së Botës do ta bëjnë edhe më të pjekur, me një ndryshim të sjelljes.

“Të gjithë kemi të meta, por nuk duhet të qëndrojmë me to. Në jetë duhet të përpiqemi të evoluojmë, sepse të gjithë jemi inteligjentë”./GazetaMetro/
Dani Alves and Neymar Junior.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë