Loading…
Të gjithë po flasin për ofendimin që bëri Armando Sadiku drejt Taulant Xhakës
  • 14/11/2017 | 11:58

...

Koombëtarja Shqiptare arriti një fitore me vlera në miqësoren e djeshme ndaj Turqisë duke bërë një lojë të mirë, sidomos në pjesën e parë.


Por, një episod jo shumë i këndshëm ka ndodhur në fundin e pjesës së parë të ndeshjes. Në një aksion të shpejtë të kuqezinjve Xhaka ka topin në këmbë, ndërsa Sadiku është i lirë. Sulmuesi kërkon topin nga mesfushori, por Xhaka nuk e shikon dhe pason në mënyrë të gabuar në krahun tjetër.

Sadikun e kap kamera fillimisht duke i kërkuar llogari Xhakës pse nuk i pasoi duke qenë se ishte në pozicion të favorshëm për të shënuar. Më pas kamera e kap sulmuesin duke ofenduar me një fjalor të rëndë.

Por, gjithsesi nuk dihet nëse ajo sharje ka qenë në adresë të mesfushorit, i cili i ngriti dorën duke i kërkuar ndjesë, apo i drejtohej dikujt tjetër.

Në këto momente Shqipëria ishte në avantazhin e dy golave dhe një tjetër rrjetë do të sillte më shumë qetësi në kampin kuqezi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë