Loading…
Të hënën protestë kundër taksës në Rrugën e Kombit
  • 14/09/2018 | 19:43

...

Në një vendim skandaloz të para pak ditëve, i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, vendosi që t’iu vendoste taksë kosovarëve.


Me tarifimin në autostradën Milot-Morinë që do të hyjë në funksion nga 17 shtatori, kosovarët do të detyrohen të paguajnë 5 euro për një drejtim, në kalim për në Shqipëri, ndërsa banorët e Kukësit duhet të paguajnë më pak, shkruan gazetametro.net

Më konkretisht, tarifa për banorët e Kukësit është 100 lekë me tvsh.

Të vetmit që lirohen nga tarifat janë invalidët e punës dhe shtresat në nevojë.

Kështu tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot-Morinë do të jetë 5 euro apo 660 lekë sipas valutës së Shqipërisë.

Por kjo taksë, apo më mirë të themi ky rikthim i taksës në Rrugën e Kombit, ka zemëruar banorët.

Nën thirrjen ‘’RRUGA E KOMBIT, JO E OLIGARKEVE’’, të hënën, në ora 11:00, në Rrugën e Kombit, do të mbahet një protestë kundër rritjes së taksës.

Ndryshe, iu rikujtojmë se protesta kishte edhe kundër rritjes paraprake të taksave për kalim të automjeteve, në muajin mars të këtij viti. Mijëra kuksianë dhe kosovarë kishin dalur të protestojnë kundër kësaj takse.

Protesta e atëhershme ishte kthyer nga paqësore në një protestë ku qyetarët protestues kundër taksës bllokuan rrugët, u përplasën me policinë duke hedhur gurë në drejtim të tyre. Kjo pasi policia kishte tentuar të zhbllokonte rrugët.

Protesta u shoqërua edhe me djegien e aparaturave të vendosura për vjeljen e taksës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë