Loading…
Të pakënaqur me trajtimin, rrahin mjekun dhe teknikun medicinal
  • 10/08/2018 | 13:47

...

Famlijarë të një të sëmuri kanë grushtuar duke i rrëzuar në dysheme një mjek dhe një teknik, në Urgjencën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.


Kjo siç njofton Policia Rajonale e Prizrenit, ndodhi pasi ata nuk ishin të kënaqur me trajtimin që i bën stafi të sëmurit, kur pastaj u tensionua situata, trasmeton Gazetametro.net.

‘Rreth orës 03:53 minuta   të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e mjekësisë familjare në Suharekë, gjatë trajtimit të një të sëmuri, pas një bisede të tensionuar ka ardhur deri tek sulmi i personave zyrtarë në kryerje të detyrës me ç’ rast janë grushtuar dhe rrënxuar në dysheme një mjek dhe një teknik.

Lidhur me rastin, në këto momente, policia i ka arrestuar gjashtë të dyshuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e shtetit për të përcaktuar përfshirjen e secilit veç e veç dhe mbi bazën e të gjeturave gjatë hetimit të bëhet i ndalimi i tyre,’ thuhet në njoftim.

Policia në lidhje me këtë rast ka arrestuar gjashtë persona, ndërsa është në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e shtetit për të përcaktuar përfshirjen e secilit veç e veç dhe mbi bazën e të gjeturave gjatë hetimit të bëhet i ndalimi i tyre./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë