Loading…
Të pakënaqurit do të kenë 13 deputetë, kush pritet të jetë dorëheqja e radhës nga VV
  • 10/03/2018 | 19:41

...

Pakënaqësia në Lëvizjen Vetëvendosje po rezulton ta ndajë këtë parti pothuajse në dysh. Deri tani figurat kryesore të kësaj partie kanë dhënë dorëheqje, dhe ata pritet që të formalizojnë formimin e një grupi të ri parlamentar dhe një partie të re politike.

Deri tani janë bërë 12 deputetë që kanë braktisur partinë me 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. E fundit që dha dorëheqje është deputetja Besa Baftiu.

Gazeta Metro mëson se shumë shpejt grupi i të pakënaqurve do të dorëzojë kërkesën në Sekretarinë e Kuvendit, për formim të Grupit të ri Parlamentar i ndarë nga Vetëvendosje. Ky grup i cili deri tani ka 12 deputetë, pritet t’i shtohet edhe një.

Deputeti i fundit që pritet të jap dorëheqje nga Vetëvendosje, dhe t’u bashkohet personaliteteve politike si Visar Ymeri, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu e të tjerë, të gjithë këta ndër më të votuarit në Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit parlamentare, është deputeti Salih Salihu.

Salih Salihu

Sikurse kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, deputetët Dardan Sejdiu e Fisnik Ismaili, edhe Salihu kishte qenë pjesë e partisë Fryma e Re (FER), e cila në atë kohë drejtohej nga Shpend Ahmeti e Ilir Deda. Kjo me gjasë pritet të jetë një prej arsyejeve që Salihu t’i bashkohet të pakënaqurve, edhe pse ai në gjithë këtë debat të ashpër me akuza e kundërakuza kishte mbajtur pozicion neutral, të paktën publikisht.

Deputetët që deri tani kanë braktisur partinë e Albin Kurtit, e të cilëve pritet të u bashkohet edhe Salih Salihu, janë: Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj – Bujupi, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Faton Topalli, Frashër Krasniqi dhe Shqipe Pantina. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë