Loading…
Tejkalon Bill Gatesin, bëhet njeriu më i pasur në botë
  • 10/01/2018 | 13:05

...

Jeff Bezos ka arritur shifër të jashtëzakonshme të pasurisë, pasi sipas indeksit të Bloomberg, ai ka rreth 106 miliardë dollarë pasuri, shifër kjo e pa arritur më parë nga ndonjë person tjetër në kohët moderne, transmeton Gazeta Metro.

Themeluesi i Amazon dhe disa kompanive tjera, Bezos ka thyer rekordin e Bill Gates që më 1990 kishte grumbulluar 100 miliardë dollarë pasuri me kompaninë Microsoft në bumin e teknologjisë së kompjuterëve në botë.

Rritja e pasurisë së Bezos është arritur duke iu falënderuar ngritjes së aksioneve të Amazon, për shkak të performancës së fuqishme gjatë sezonit të shopingut për festa.

Përveç Amazon, Bezos ka në pronësi edhe gazetën amerikane Washington Post. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë