Loading…
Telashe të reja për Trump: Bashkëpunëtori i ngushtë pranon fajin se punoi kundër Amerikës
  • 14/09/2018 | 20:42

...

Ish-shefi i kampanjës së Trump, Paul Manafort, është pajtuar që të bashkëpunojë me një hetim për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.


Të premten në gjyq, ai pranoi fajin për dy akuza kriminale në rastin që udhëheq Robert Mueller.

Manafort akuzohet për konspiracion kundër SHBA’së dhe për obstruksion të drejtësisë, shkruan BBC, transmeton gazetametro.net

Ai rrezikon të dënohet me 10 vite burg dhe gjithashtu mund t’i konfiskohen katër prona dhe paratë në disa xhirollogari bankare.

Manafort, 69 vjeçar, punoi për kampanjën e presidentit Trump për pesë muaj dhe ishte në krye kur Trump mori nominimin e partisë Republikane. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë